Estetike

Kurse Estetike Durres
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Kozmetologë dhe profesione që lidhen me të” me kod 5142 referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me trajtimin estetik të fytyrës dhe trupit të klientëve. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në dite/ 5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 5 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetpunësohet nё sallone bukurie, qendra estetike, parukeri dhe biznese apo institucione të tjera që e ofrojnë ose e kërkojnë këtë shërbim. Një individ mund të ushtrojë veprimtarinë e estetistit fillimisht si ndihmës estetist. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e estetistit të kualifikuar. pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një estetist mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si menaxher i një biznesi të estetikës. Për të zhvilluar aktivitet privat në sektorin e estetikës, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
  • Kohëzgjatja: 360 orë
  • Tarifa: 20000LEK
  • Tarifa për të papunësuar : Falas