Aftesi digjitale, Niveli bazë

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale në fushën e Aftësive Dixhitale. Në përputhje me kornizën EU Digicom Skills, kursi është i ndarë në dy nivele: Aftësi bazike Dixhitale (66 orë mësimore) dhe Aftësi mesatare Dixhitale (72 orë mësimore), ku praktikisht në të dyja nivelet trajtohen të njëjtat grupe kompetencash por në dy shkallë vështirësie, në varësi të nivelit të aftësive dixhitale që kursanti zotëron sipas një testimi paraprak. Kohëzgjatja e kursit është 138 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/për 5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 5 module, në të cilat rekomandohet orientimi drejt mënyrave praktike ku kursantët duhet që të praktikohen vazhdimisht në cdo orë mësimore.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 66 orë
  • Tarifa: 5000LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas