Administrator Ndërtesash
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në administrimin e pronave të përbashkëta në ndërtesat e banuara, e cila ka të bëjë me administrimi i marrëdhënieve me banorët, përfaqësitë e tyre dhe me të tretët, administrimi i aspekteve financiare të bashkëpronësisë, konceptet dhe procedurat financiare bazë, me zbatimin e kuadrit ligjor për administrimin në ndërtesa, teknikat e komunikimit, teknikat e organizimit të takimeve, mënyrat e raportimit, konceptet dhe procedurat teknike të mirëmbajtjes dhe riparimit në ndërtesë, etj. Kohëzgjatja e kursit është 180 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 4 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti, në zbatim të kuadrit ligjor përkatës, mund të liçensohet dhe vetpunësohet për administrimin e ndërtesave, ose mund të punësohet në shoqëri të liçensuara për administrimin e ndërtesave në qendrat e banuara. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e administratorit të kualifikuar dhe të kryejë funksione drejtuese në shoqëritë për administrim ndërtesash. Ndjekja e shkollës së lartë në drejtime që mbështesin administrimin e ndërtesave, krijon mundësi më të gjera për punësim dhe përparim në këtë profesion.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
- Kohëzgjatja: 180 orë
- Tarifa: 15000LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
