Saldim

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Saldator dhe prerës të metaleve”, me kod 7212 referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me procedurat e punës për të kryer saldimin dhe prerjen e metaleve. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore, 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 4 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetpunësohet nё ndërmarrje/biznese që kryejnë veprimtari të prodhimit, montimit apo riparimit të konstruksioneve, pajisjeve dhe objekteve të ndryshme me elemente metalike, me anë të saldimit me hark dhe me gaz. Një individ mund të ushtrojë profesionin e saldatorit fillimisht si ndihmës saldator. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e saldatorit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm profesional apo trajnimit nëpërmjet punës, një saldator mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit. Për të zhvilluar aktivitet privat në sektorin e saldimit, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
  • Kohëzgjatja: 360  orë
  • Tarifa: 17000LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas