Torneri

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Torneri”, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, që ka lidhje me punime tornerie, me kërkesat gjithnjë e në rritje për pjesë këmbimi e rigjenerimin e tyre në të gjithë sektorët e jetës: duke filluar nga elektro-shtëpiaket, mekanikat bujqesore, mjetet e transportit, makineri e nyje të ndryshme në të gjitha ndërmarrjet, në servise, fabrika, uzina etj. Kohëzgjatja e kursit është 400 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 5 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose të vetpunësohet në servise makinash, në ndërmarrje publike apo private, në ndermarrjet prodhuese dhe të mirëmbajtjes së makinave industriale, në biznese të tregtimit të punimeve të tornerisë etj. Gjithashtu, ai mund të integrohet lehtë edhe në tregun e punës jashtë vendit tonë, pasi zotërimi nga ana e kursantit i vizatimit teknik, i makinerive metalprerëse, instrumenteve matës e prerës, i tolerancave në prodhim dhe standardeve të ndryshme, janë të njëjta në të gjithë botën. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë Tornitori mund të përparojë profesionalisht në nivelin e Tornitorit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një Tornitor mund të ndërmarrë disa funksione mbikqyrëse si kontrollor cilësie, punonjës i byrosë teknike, përgjegjës reparti, shef ofiçine etj., duke ngritur shkallët e karrierës së tij si teknik i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit mekanik apo teknolog. Për të zhvilluar aktivitet privat (vetpunësim) në fushën e Tornerisë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 400 orë
  • Tarifa: 15000 LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas