Arkivë

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të Arkivistit, i cili është i lidhur ngushtë me detyra që kanë të bëjnë më përpilimin, shumëfishimin, evidentimin, klasifikimin, përpunimin tekniko-shkencor, ekspertizën e dokumenteve arkivore, si dhe me zbatimin e procedurave për dorëzimin dokumenteve në arkivat përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi. Kohëzgjatja e kursit është 210 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/për 5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 5 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 80% Praktikë; 10% Teori; 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund punësohet institucione/organizata publike ose private që i përkasin çdo fushe veprimtarie. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e punonjësit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet trajnimit të mëtejshëm në punë, një arkivist/e mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse të menaxhimit të zyrës arkivore, duke ngritur shkallët e karrierës si përgjegjës sekretari - arkive. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin drejtues të zyrave të sekretarisë së arkivës, në institucionet publike dhe private.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
  • Kohëzgjatja: 210 orë
  • Tarifa per te papunesuar : Falas