Fotografi digjitale

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në në njësinë "Fotografë" me kod profesioni 3431.01, referuar Listes Kombetare te Profesioneve, i cili ka të bëjë me konceptet dhe procedurat bazë që lidhen me veprimtarinë profesionale të fotografit digjital, me procedurat e punës për fiksimin dhe deri në stampimin e fotove digjitale. Kohëzgjatja e kursit eshte 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 5 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet në kompani publike ose private për realizimin e fotove digjitale, me karakter specifik. Gjithashtu, ai mund të vetpunësohet si fotograf digjital në studio personale. Me përvojë pune të mëtejshme, fotografi digjital mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor, si dhe të punësojë individë të tjerë. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë, mund të përparojë profesionalisht në nivelin e fotografit digjital të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm, në shkollë të lartë profesionale (Multimedia dhe Film), një fotograf digjital mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si drejtor fotografie ose regjisor fotografie. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni. Për të zhvilluar një aktivitet privat (vetpunësim) në fushën e fotografisë digjitale duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit. Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fusha të tilla si: fotograf, kameraman, asistent regjisor fotografie, regjisor fotografie.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 360 orë