WEB DIZAJN

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në grupet e profesioneve “Teknik website”, me kod profesioni 3514, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, që ka lidhje me veprimtarinë profesionale të punonjësit (zhvilluesi) të web-it, me përdorimin e gjuhës së kodeve për krijimin e përmbajtjes e faqeve të internetit, me stilimin e përmbajtjes, mirëmbajtjes, monitorimin dhe jep mbështetje për funksionimin optimal të faqeve të internetit dhe Intranetit. Dizenjuesi i web-it realizon përpunimin dhe optimizimin për faqet e thjeshta të internetit dhe të figurave në programin photoshop. Kohezgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/për 5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 5 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 10% Teori; 80% Praktikë; 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, në shoqëri tregtare që kanë departamente të shërbimit për përdorues të TIK, si dhe të vetëpunesohen. Përfundimi me sukses i këtij kursi i jep mundësi kursantit të kalojë ose të zhvillohet në profesione të tjera që kanë të bëjnë me web dizajn si: teknik administrimi website, webmaster etj. Këto kërkojnë përvojë pune, kualifikime të mëtejshme dhe shkollimet përkatëse.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 360 orë
  • Tarifa: 15000LEK
  • Tarifa për të papunësuar : Falas