ka filluar aktivitetin e saj në shtator te vitit 1993 si degë e Qendrës ORT, Tiranë (Organization for Educational Resources and Technological training), me drejtues të përgjithshëm të këtij projekti Mr Donald Conrad. Fillimisht aktiviteti i qendrës u zhvillua në një mjedis të shkollës së Mjeshtërisë Sportive, Durrës (e njohur ndryshe nga qytetarët durrsakë, si shkolla e Fiskulturës). Hapja dhe procesi i zhvillimit të aktivitetit të kësaj qendre, u mundësua nga Zyra e Punësimit DURRËS dhe ishte krejtësisht në varësinë e saj dhe të Ministrisë së Punës.
Në fillimet e saj në qendrën u hap dhe u frekuentua vetëm kursi i gjuhës Angleze nën kujdesin dhe drejtimin e instruktores amerikane Znj. Patricia Mc.Phyllips(e deleguar nga ORT-ja Tiranë) krahas instruktorëve shqiptarë. Kurrikulat, tekstet dhe çdo mjet tjetër në funksion të nxënies së Gjuhës Angleze, përcaktoheshin dhe silleshin nga ORT-ja. Ky kurs, pati dhe vazhdon të ketë një fluks të madh kursantësh.
Kohë më pas u hap dhe kursi i parukerisë, (nën mbikëqyrjen e ORT-së) i cili u prit me interes të madh nga qytetarët durrsakë, sidomos femra dhe pati një frekuentim të madh.
Nga viti 1995, qendra transferon aktivitetin e saj në një nga mjediset e Shkollës së mesme teknologjike ‘Hysen Cela’, Durrës, ku numri i kursantëve vazhdoi të ishte i konsiderueshëm. Kurset, në këtë periudhë, zhvilloheshin kryesisht paraditeve dhe me tarifë simbolike.
Në vitin 1997, qendra transferohet dhe zhvillon aktivitetin e saj në një mjediset e “Uni –Project” . Pozicioni i qendrës në këtë periudhë, ishte shumë i volitshëm dhe për pasojë, numri i kursantëve ishte i lartë.
Hovi i madh që mori ndërtimi në të gjithë vendin dhe për pasojë dhe në Durrës, u pasqyrua dhe në QFPP, ku nga fundi i vitit 1997 dhe fillimi i vitit 1998 u hap Kursi i Muraturës, i cili zhvillohej në një ambient privat dhe praktikat mësimore bëheshin po në subjekt privat ,të cilat më pas punësuan një pjese te kursantëve të trajnuar nga vet ata.
Pas këtij kursi, në ambientet e qendrës filluan edhe kurset e Informatikës dhe Sekretari.
Zhvillimi i sektorit privat në qytetin tonë, bëri të nevojshme hapjen e disa kurseve profesionale për ti ardhur kështu në ndihmë punëkërkuesve të papunë, duke i trajnuar ato në profesionin e kërkuar prej tyre. Kështu, në ‘2002, u mundësua zhvillimi i disa kurseve profesionale si: Instalime Elektrike, Rrobaqepësi, Parukeri dhe Instalime Hidraulike
Në vitin 2003, në qendrën u hap Kursi i Riparimit të Makinave Qepëse si kërkesë e biznesit. Po në këtë vit, filloi zbatimi i programit X-pert në kursin e Informatikës. Ishte momenti kur qendra filloi ta zhvillonte aktivitetin jo vetëm në gjuhët e huaja por edhe në kurset e profesionit që përmendëm më sipër.Po në këtë periudhë, qendra shkëputet nga varësia e zyrës së Punësimit dhe mbetet në varësinë e Ministrisë së Punës. Duke konsideruar formimin profesional si një vlerë të shtuar për punësim, pas disa bisedave me subjektet private dhe duke studiuar tregun e punës, qendra bën të mundur zgjerimin e aktivitetit të saj duke hapur filiale dhe në Kavajë ,Krujë dheFushë Krujë.
Në vitin 2007, u hapën në Kavajë kurset; Rrobaqepësi, Informatikë, Parukeri, Anglisht, Italisht.
Në vitin 2008, u hapën ne Krujë kurset: Rrobaqepësi, Qepje Faqe Këpucësh, Qëndistari, Anglisht. Po në këtë vit , u hap në Fushë-Krujë Kursi i Mobilierisë. Në vitet 2008-2009, qendra e shtriu aktivitetin e saj, duke i ofruar trajnime dhe personave me liri të kufizuar në burgjet e Durrësit, Kavajës dhe në Fushë Krujë, kryesisht në kurset Gjuhë e Huaj dhe Informatikë.
Qe nga viti 2010 e ne vazhdim QFPP Durres ka zhvilluar nje aktivitet te suksesshem si persa i perket numrit te kurseve , po ashtu dhe nr. te kursanteve qe jane trajnuar dhe certifikuar.
Nga Viti 2010 – 2020 Qendra jone ka zhvilluar aktivitetin e saj duke vene ne dispozicion nje numer te konsiderueshem kursesh profesionale si me poshte:
1.Rrobaqepesi / Stilim Modelim / Qepje faqe Kepucesh / Kuzhine /Parukeri / Estetike / Sekretari / Hidraulike / Instalues Elektrik / Riparim Pajisje Elektro – shtepiake / Panele Diellore / Kujdestar Femijesh /Riparim Makina Qepese / Autoservis / Elektroauto / Punues Druri / Riparim Teknik Kompjuteri / Pasticeri / Sipermarrje e Biznesit te Vogel / Krijim Arti / Saldim / Qendistari / Recepsionist Hoteleri / Turizem Familjar / Berber / Punonjes Social / Ndertimtari / Banakier / Grafik Design / Sisteme Ngrohje-Ftohje /” Aftesi Digjitale “.
Ne kurset e mesiperm jane trajnuar dhe certifikuar , nder vite, me mijera kursante, me rezultate shume te mira.
Referuar motos se Qendres sone : “ TRAJNIM CILESOR DHE PUNESIM POST FORMIM “, nga I gjithe Stafi Drejtues dhe ai Mbeshtetes, eshte bere nje pune e mire edhe per punesimin e kursanteve.
Nje pjese e mire e kursanteve jane punesuar fill pas perfundimit te kurseve perkates. Vlen te permendim punesimin e kursanteve pas certifikimit me sukses ne kurset : Kuzhine, Berber, Parukeri, Rrobaqepesi, Estetike dhe jo vetem. Ndersa nje pjese tjeter e kursanteve jane punesuar ne Biznesin e hapur nga vete ata.
Ne keto vite, pervec kurseve te Profesionit, ne QFPP Durres,jane zhvilluar edhe kurset suplementare si : Gjuhe Angleze, Gjuhe Gjermane, Gjuhe Italiane, Kompjuter.
Nje pune e mire gjate kesaj periudhe eshte bere dhe per trajnimin e personave qe vuanin denimin ne IEVP, ne kurset:
“Hidraulike”, “Punime Druri”, “Saldim”, “Instalime elektrike”, “Turizem Kulturor Familjar”.
Por ne keto Institucine kane funksionuar rregullisht dhe kurset e gjuheve te huaja si: Anglisht, Italisht.
Nga viti 2018 e deri me sot QFPP Durres , ka patur nje zhvillim te madh , jo vetem persa I perket hapjes se kurseve te reja, por edhe ne infrastrukture. Gjate kesaj periudhe jane krijuar kabinete te reja , te mirepajisura me atrecaturen e nevojshme si per zhvillimin e pjeses Teorike, ashtu dhe per zhvillimin e Praktikave Mesimore. Po gjate kesaj periudhe u mundesua edhe venia ne eficense e disa zyrave.
Referuar kerkesave te Tregut te punes, rrjedhoje e nje studimi te bere nga Qendra, ne bashkepunim me Bizneset dhe DRAKPA, Durres ( Zyra e Punesimt ), u mundesua hapja e kurseve te reja si me poshte:
Ne vitin 2021, bazuar ne Protokollin e hapjes se kurseve, u vu ne eficense kursi “MODELIM VESHJESH PER FEMRA”.
Ne vitin 2022 u happen kurset: “PERPUNIM PSHKU”, “ARKIVE’, “ PUNIME RESTAURUESE DRURI “, “ PICAJOL “, “ BOJATISJE “, “ SHERBIME NE BUJTINA “.
Ne vitin 2023 u happen kurset: “ PERPUNIM MISHI “, “ PERPUNIM FRUTA PERIME “, “ SHERBIME SHITJEJE “.
Ne 2024, referuar kerkesave te shumta te qytetareve Durrsake, u hap kursi “ FOTOGRAFI DIGJITALE “, Kurrikula e te cilit u hartua nga vete QFPP Durres.
Eshte ne proces hapja e kursit “ MARKETINGU DIGJITAL “, nje kurs mjaft I kerkuar dhe qe pritet te filloje se shpejti.
Një numër i madh kursatësh ndjekin kurse të ndryshme në qendrën tonë dhe në përfundim të tyre, pajisen me certifikatën e kursit përkatës. Një rol të rëndësishëm, në mbarëvajtjen e këtyre kurseve dhe në numrin e madh të kursantëve që frekuentojnë ato, luan cilësia e trajnimeve të ofruara dhe një mësimdhënie rezultative e instruktorëve që janë specialiste të fushave dhe me një përvojë të gjatë pune.
Q.F.P.P Durres eshte institucion ne varesi te Ministrise se Ekonomise, Kultures dhe Inovacionit ka filluar aktivitetin e saj ne vitin 1993 si O.R.T (Organisation for Educational Resources and Tachnological Training).
Rruga Abdyl Ypi, Durrës
pranë ish URT Durres