Aftesi per punesim

Ky kurs i përgatit kursantët që të zhvillojnë aftësitë thelbësore sociale, kompetencat digjitale dhe aftësitë për kërkimin dhe aplikimin për gjetjen e një vendi pune, në nivel kombëtar apo ndërkombëtar. Kryesisht i fokusuar në zhvillimin e një grupi aftësish thelbësore dhe nxit pjesëmarrësit që të përmirësojnë më tej këto aftësi ose të zhvillojnë aftësi të tjera bazuar në nevojat dhe mundësitë e tyre. Trajnimi do të shoqërohet me mbështjetje psiko-sociale të pjesëmarrësve, si dhe orientimin për karrierë. Kohëzgjatja e kursit është 60 orë mësimore, ku 1 orë mësimore është e barabartë me 45 minuta. Programi mësimor përmban 8 module. Punësimi: Me përfundimin e këtij kursi, cdo pjesëmarrës do të ketë mundësi të integrohet në tregun e punës, duke kërkuar punë në fushat që përputhen me interesat dhe aftësitë e tij/saj; të ndjekë kurse për formim profesional, duke zhvilluar më tej aftësitë dhe kompetencat e nevojshme në një fushë specifike, si dhe të vazhdojë arsimimin e detyruar, të përgjithshëm me kohë të pjesshme, duke gjetur një ekuilibër midis arsimimit dhe angazhimeve të tjera personale apo profesionale. Kriteret e pranimit:Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar) Kohëzgjatja: 60 orë Tarifa: Falas