Art – Dekor
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Art-Dekor” që ka të bëjë me projekte, ide dhe per zbatimin e tyre, lidhur kjo edhe me kerkesat si dhe sugjerimet e klientëve. Kohëzgjatja e kursit është 300 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 8 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet nё fusha të ndryshme që ofrojnë shërbime të Art-Dekorit si: studio Arti, ndërmarrje Artistike, Agjensi reklamash, Agjensi modelimi, si dhe mund të vetpunësohet për të ofruar këto shërbime. Një individ mund të ushtrojë profesionin e Asistent Art-dekoruesit fillimisht si ndihmës apo bashkëpunëtor në projekte të ndryshme. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e Art-Dekoruesit. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një Art-Dekorues mund të ndërmarrë disa funksione mbikqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si në sektorin privat ashtu edhe në atë shtetëror. Në këtë fazë të kualifikimit të tij, ai është i aftë t’i japë prioritet iniciativave personale, sidomos në sektorin e zhvillimit turistik, për të evidentuar krijimet artistike të kulturës dhe artizanatit shqiptar, shumë të vlerësuar dhe të kerkuar për veçoritë dhe karakteristikat e tyre. Për të zhvilluar aktivitet privat në sektorin e Art-dekorit, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
- Kohëzgjatja: 300 orë
- Tarifa: 15000LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
