Axhusteri Mekanike

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Axhustator”, që ka të bëjë me kontrollin, diagnostikimin, riparimin, axhustimin e detaleve në pajisjet e dëmtuara si dhe shërbime të ndryshme të elementëve mekanike. Kohezgjatja e kursit është 400 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 9 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Individët që marrin pjesë në këtë kurs, duhet të jenë të aftë fizikisht e mendërisht. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose të vetëpunësohet në reparte shërbimesh dhe riparimesh të këtyre detaleve, si dhe në kompani shitjeje. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e axhustatorit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një axhustator mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit mekanik. Për të zhvilluar aktivitet privat në fushën e Axhusterise Mekanike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.