Bojatisje
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në grupin e vogël ""Bojaxhinj, pastrues të strukturave të ndërtesave dhe zanatçinj të lidhura me to"", me kod profesioni 713, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me procedurat e punës për bojatisjen sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme të ndërtesave dhe objekteve të ndryshme, si edhe për përgatitje e shitje bojrash për lyerjen e ndërtesave. Kohëzgjatja e kursit është 250 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/për 5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 5 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 80% Praktikë; 10% Teori; 10% Vlerësime.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet në ndërmarrje publike apo private,por mund të vetpunësohet duke krijuar një grup pune për kryerjen e punimeve të bojatisjes. Me përvojë pune dhe kualifikime shtesë, mund të përparojë në profesionalisht në nivelin e bojaxhiut të kualifikuar, Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale të ndertimit, apo trajnimit nëpërmjet punës, një bojaxhi mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit të ndërtimit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
- Kohëzgjatja: 250 orë
- Tarifa: 15000LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
