Hedhje te Dhënash

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në grupin-njësinë “Zhvillues dhe analistë të tjerë të aplikacioneve dhe të softuesit”, me kod 2519, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, që ka të bëjë me veprimtaritë për futjen e të dhënave në internet, si dhe hedhjen e informacionit në një formular ose portal online. Ai më shpesh punon në një mjedis zyre me një grup operatorësh të tjerë. Përveç kësaj, ai bashkëpunon ngushtë me një sërë anëtarësh të stafit administrativ, si një nëpunës zyre. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 5 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti ka mundësi të punësohet në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, në institucione publike dhe jopublike që angazhohen në mbledhje, përpunim dhe ruajtje të dhënash, në shoqëri tregtare që kanë departamente të shërbimit për përdorues të TIK, si dhe të vetëpunësohen për të ofruar shërbimin e hedhjes së të dhënave për klientë të ndryshëm.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 360 orë
  • Tarifa: 20000LEK
  • Tarifa për të papunësuar : Falas