Instalim dhe mirëmbajtje e rrjetit elektrik
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Elektriçist në banesa dhe të tjerë të ngjashëm”, me kod 7411 referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjetit dhe elementeve elektrike në ndërtesa të ndryshme. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore, 1 orë mësimorë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/për 5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 6 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori; 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetpunësohet nё ndërmarrje ose biznese që kryejnë veprimtari profesionale në fushën e ndërtimit dhe të instalimeve elektrike, të shërbimeve të mirëmbajtjes elektrike, të tregtimit të pjesëve elektrike etj. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e instaluesit elektrik të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një instalues elektrik mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit elektrik.
Për të zhvilluar aktivitet privat në fushën e instalimit dhe mirëmbajtjes elektrike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
- Kohëzgjatja: 360 orë
- Tarifa: 20000 LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
