Instalim i paneleve diellore fotovoltaike

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Instalues të paneleve diellore”, me kod 7127.03 referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, që kanë lidhje me procedurat e punës për instalimin e paneleve diellore fotovoltaike. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore, ku 1 orë është 45 min. dhe zhvillohet 4 orë në ditë/për 5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 5 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 80% orë Praktikë; 10% orë Teori dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetpunësohet nё ndërmarrje ose biznese që kryejnë veprimtari profesionale në fushën e instalimit të paneleve diellore fotovoltaike, të shërbimeve të mirëmbajtjes dhe të tregtimit të pjesëve të impiantit fotovoltaik. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në instalimin e impianteve diellore fotovoltaike. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, ai mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit elektrik. Për të zhvilluar aktivitet privat në fushën e instalimit dhe mirëmbajtjes të impianteve fotovoltaike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 360 orë
  • Tarifa: 17000 LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas