Karpentieri
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në fushën e "Ndërtimit", që është i lidhur ngushtë me punimet e karpentierisë, të cilat kryhen në objekte që ndërtohen dhe ristrukturohen. Kohëzgjatja e kursit është 190 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/për 5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 7 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 80% Teori; 10% Praktikë; 10% Vlerësime.
Individët që duhet të marrin pjesë në këtë kurs, duhet të jenë shëndoshë fizikisht dhe mendërisht.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) ndërtimi apo ndërmarrje që kryejnë veprimtari për mirëmbajtje në fushën e ndërtimeve. Gjithashtu, i ka mundësitë për të përparuar në profesion duke kaluar në faza të ndryshme profesionale si: ndihmës karpentier, karpentier, karpentier i kualifikuar, mjeshtër karpentier, teknik ndërtimi, inxhinier ndërtimi.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 1 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
- Kohëzgjatja: 190 orë
- Tarifa: 15000LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
