Kujdestar fëmijësh
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në në njësitë “Kujdestar Femijësh” me kod 5311.01 referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, i cili ka të bëjë me procedurat e punës për përkujdesjen ndaj fëmijëve të moshave 0-6 vjeç, në mjedise familjare dhe në biznese private. Kohëzgjatja e kursit është 240 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min, si dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 7 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet në biznese private që ofrojnë shërbime të kujdesit të fëmijëve për moshat 0-6 vjeç. Gjithashtu, ai mund të vetëpunësohet si kujdestar femijesh. Me përvojë pune të mëtejshme, kujdestari i fëmijëve e mund të krijojë biznesin e tij në këtë sektor dhe të krijojë mundësi punësimi për të tjerë.
Me kualifikime shtesë dhe përvojë pune, mund të përparojë profesionalisht në nivelin e mësuesit parashkollor. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkolla apo trajnimit nëpërmjet punës, një kujdestar femijësh mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si kujdestare çerdheje apo kujdestare kopshti fëmijësh. Ndjekja e shkollës së lartë, per “Arsim Parashkollor” çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin mësuesit parashkollor. Për të zhvilluar aktivitet privat dhe për vetëpunësim, në veprimtarinë e kujdesit të fëmjëve duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
- Kohëzgjatja: 240 orë
- Tarifa: 15000LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
