Kujdestar social

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca praktike profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësitë “Kujdestar social” me kod 3412.03 referuar Listës Kombëtare të Profesioneve., i cili ka të bëjë me procedurat e punës për përkujdesjen ndaj individëve e grupeve vurnerabël për mbështetje psiko-sociale në institucione, mjedise familjare dhe në biznese private. Kohëzgjatja e kursit është 260 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimorë është 45 min dhe zhvillohet 5 herë në javë. Programi mësimor është e shtrirë në 4 module, ku rekomandohet të trajtohet 20% Teori; 70% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet në mjedise pranë shoqatave, qëndrave tranzitore, rezidenciale apo gjysmërezidenciale, qëndra të kujdesit ditor , si dhe në shërbime të drejtëpërdrejta në familje më fëmijë, adoleshent apo të moshuar me probleme të ndryshme psiko-sociale. Mund të punësohet edhe në në biznese private që ofrojnë shërbime të kujdesit social, si dhe të vetpunësohet si kujdestar social. Me përvojë pune të mëtejshme dhe kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e shërbimeve që jep, kujdestarit social mund të krijojë biznesin e tij në këtë sektor dhe të krijojë mundësi punësimi për të tjerë. Ndjekja e shkollës së lartë, per “Punë Sociale” çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e Punonjësit Social. Për të zhvilluar aktivitet privat dhe për vetëpunësim, në veprimtarinë e kujdestarit social duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 260 orë
  • Tarifa: 15000LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas