Kujdestari për personat me aftësi të kufizuar

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në fushën e “Shërbimeve sociale”, i cili, bazuar në legjislacionin e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar, ka të bëjë me shërbimet sociale ndaj individëve me aftësi të kufizuar, të cilat kryhen në institucione shtetërore ose private që ofrojnë këto shërbime, ose shërbime që ofrojnë kujdes personal në shtëpi. Kohëzgjatja e kursit është 250 orë mësimore gjithsej, 1 orë është 45 min, si dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 4 module, ku rekomandohet të trajtohet 20% Teori, 70% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet në mjedise familjare që janë të interesuara për kujdesin ndaj familjarëve të tyre, në qendra komunitare të shëndetit mendor dhe fizik, qendra komunitare për të moshuar, qendra ditore për kujdesin e fëmijëve me aftësi të kufizuar, institucione të kujdesit për fëmijë jetim, shoqata, organizata, etj., që mbështesin personat me aftësi të kufizuar; në shërbime pranë familjeve që janë të interesuar për kujdesin e familjarëve të tyre me aftësi të kufizuar. Me kualifikime të mëtejshme dhe eksperiencë profesionale, Kujdestari për personat me aftësi të kufizuar mund të vetëpunësohet, duke krijuar biznesin social, duke punësuar kështu dhe të tjerë. Kujdestari për personat me aftësi të kufizuar i ka mundësitë për të përparuar në profesion, duke kaluar në faza të ndryshme. Ai/ajo mund të angazhohet me sukses dhe në fusha të përafërta, si infermieri, ose punonjës social etj."
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 250 orë
  • Tarifa: 15000 LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas