Kujdestari për te moshuar
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale në fushën e shërbimeve sociale, i cili ka të bëjë me shërbimet sociale ndaj individëve të moshuar, të cilat kryhen në institucioneve shtetërore ose private që ofrojnë keto shërbime, ose shërbime që ofrojnë kujdes personal në shtëpi. Kohëzgjatja e kursit është 250 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimorë është 45 min, si dhe zhvillohet 4 orë në ditë/për 5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 6 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori; 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund te punesohet në qendra rezidenciale ose ditore të përkujdesit për të moshuar, në shërbimet komunitare të përkujdesjes, në spitale, apo të përfshihet në shërbime pranë familjeve. Mund të vetëpunësohet, duke krijuar biznesin social, duke punësuar kështu dhe të tjerë, por kjo sigurisht kërkon kualifikime të mëtejshme dhe eksperiencë profesionale. Me përvojë pune dhe arsimim e trajnim të vazhdueshëm Kujdestari për të moshuar i ka mundësitë për të përparuar në profesion, duke kaluar në faza të ndryshme. Ai/ ajo mund të angazhohet me sukses dhe në fusha të përafërta, si infermieri, ose punonjës social etj.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
- Kohëzgjatja: 250 orë
- Tarifa: 15000LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
