Kuzhine

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Ndihmës kuzhinier”, me kod 9412, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, që ka lidhje me gatimin e buljoneve, suprave, sallatave, antipastave, brumrave, vezeve, asortimenteve me mish, peshk dhe prodhime deti dhe me perime. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min. dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 6 module, ku rekomandohet të trajtohet: 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetpunësohet nё kuzhina të hoteleve, restoranteve, mencave, fast food-eve dhe të institucioneve dhe ndërmarrjeve të tjera që ofrojnë shërbimin e kuzhinës. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e kuzhinierit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, kuzhinieri mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si kuzhinier i kualifikuar. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e teknologut ushqimor. Për të zhvilluar aktivitet privat dhe për vetëpunësim, në veprimtarinë e kuzhinës duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 360 orë
  • Tarifa: 17000 LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas