Marketingu Digjital

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në grup-njësinë e profesioneve "Specialistë të marketingut dhe reklamës", me kod 2431, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me veprimtari profesionale të marketingut digjital dhe i lidhur ngushtë me procedurat e punës për të planifikuar, zhvilluar dhe zbatuar programe të shpërndarjes së informacionit me ndihmën e teknologjisë digjitale që shërbejnë për të promovuar organizatat. Prodhojnë një shumëllojshmëri produktesh digjitale, si SMS marketing, E-mail marketing, ëhatsApp marketing etj., të cilat më pas përdoren për promovimin e organizatave. Kohëzgjatja e kursit është 300 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 5 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Pjesëmarrësit në këtë kurs rekomandohet të kenë edhe përvoja të mëparshme në fushën e marketingut. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet pranë një organizate ose mund të punojë si freelancer (profesion i lirë), duke bërë të mundur promovimin digjital të kompanive të ndryshme në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem. Tarifa:20000.