Mobileri
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Prodhues i mobilieve dhe të tjerë të ngjashëm”, me kod 7522, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me përpunimin e drurit për prodhime gjysmë të gatshme, si dhe përpunimin e elementëve gjysmë të gatshme (melaminës, kompensatës, MDF, fibrës etj.) në elementë për prodhimin e dyerve, mobilieve të ndryshme, prodhimeve artistike, riparimeve, prodhimin e varkave prej druri, tapiceri etj. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min. dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 6 module, ku rekomandohet të trajtohet: 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.
Individët që marrin pjesë këtë kurs, duhet të jenë të aftë mendërisht dhe fizikisht.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet në ndërmarrje të ndryshme si prodhues ose në mirëmbajtje, reparte dhe mini-reparte të ndryshme prodhimi mobiliesh apo të vetëpunësohet. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e mobilierit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një mobilier mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit të përpunimit të drurit. Për të zhvilluar aktivitet privat dhe për vetëpunësim, në fushën e mobilerisë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
- Kohëzgjatja: 360 orë
- Tarifa: 17000 LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
