Modelim veshjesh per femra
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale në fushën e ""Modelimit"" , e cila ka të bëjë me modelimin, prerjen, qepjen e fustaneve me pala, veref, me kinde,, qepjen e fundit me pala dhe xhepa,, pantallonave klasike, fund-pantallonave, qepja e këmishave klasike për femra,, të xhaketave klasike për femra. Kohezgjatja e kursit eshte 440 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në dite/ 5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 6 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.me veprimtarinë profesionale.
Individët që marrin pjesë në këtë kurs, duhet të kenë marrë më parë trainim në Rrobaqepsi.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohen në subjekte private ose si i/e vetëpunësuar , pra mund të punësohet si modelist në : fasoneri , atelie , të punojë individualisht në një biznes të vogël modelimi . Pas një përvoje të mëtejshme kursanti/ja mund të hapë biznesin e vetë të drejtuar e menaxhuar nga vetë ai / ajo. Modelisti i veshjeve për femra ka mundësi për karrier profesionale duke kaluar në faza të ndryshme të profesionit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
- Kohëzgjatja: 440 orë
- Tarifa: 15000 LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
