Parukeri
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Parukierë, berberë”, me kod 5141, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me procedurat e punës për larje, lyerje, prerje, krehje, stilim dhe trajtim të flokëve, si dhe këshillim të klientëve. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min. dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 6 module, ku rekomandohet të trajtohet: 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet nё parukeri, sallone bukurie dhe biznese apo veprimtari që kërkojnë shërbime parukerie, si dhe mund të vetëpunësohen për të ofruar këto shërbime. Një individ mund të ushtrojë profesionin e parukierit fillimisht si ndihmës parukier. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e parukierit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një parukier mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si menaxher i një salloni bukurie. Për të zhvilluar aktivitet privat në sektorin e parukerisë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
- Kohëzgjatja: 360 orë
- Tarifa: 20000 LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
