Pastiçier

Ky kurs profesional i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtarinë profesionale të përfshira në njësinë "Pastiçier", me kod 7514, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, i cili ka të bëjë me procedurat e punës për përgatitjen e brumrave dhe kremrave të llojeve të ndryshme në pastiçeri si dhe asortimente të ndryshme me to. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 4 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetëpunësohet nё sektorin e pastiçerisë, në strukturat gastronomike, në kroçera, në industrinë e kateringut, si dhe të institucioneve dhe ndërmarrjeve të tjera që ofrojnë shërbimin e pastiçerisë. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e pastiçierit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, pastiçieri mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si pastiçier i kualifikuar. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e teknologut ushqimor. Për të zhvilluar aktivitet privat dhe për vetëpunësim, në veprimtarinë e pastiçerisë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 360 orë
  • Tarifa: 15000 LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas