Perpunim Mishi
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Kasapë, shitës peshku dhe përgatitës ushqimesh që lidhen me to” me kod 7511 dhe në njësinë “Ndihmës punëtor”, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve , e cila ka të bëjë me procedurat e punës për përpunimin e mishit të gjedhit, bagëtive të imta, derrit dhe shpendëve për konsum dhe ruajtje,
për prodhimin e sallameve, proshutës, pastërmasë, produkteve gjysmë të gatshme të mishit dhe konservave të mishit. Kohëzgjatja e kursit eshte 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në dite/ 5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 5 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet mund të punësohet ose vetëpunësohet në fabrikat/punishtet e përpunimit të mishit në industrinë ushqimore që i përkasin kësaj fushe veprimtarie. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e punonjësit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat
profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, punonjësi mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit të teknologjisë ushqimore. Për të zhvilluar aktivitet privat dhe për vetëpunësim, në veprimtarinë e përpunimit të mishit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
- Kohëzgjatja: 360 orë
- Tarifa: 15000 LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
