Picajol
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Picajol”, me kod 5120.08, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila është e lidhur ngushtë me procedurat e punës për gatimin e picës, përgatitjen e brumit, mbushjen e picës me asortimente të ndryshme. Kohëzgjatja e kursit është 160 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 4 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.
Individët që marrin pjesë në këtë kurs, duhet të jenë të aftë mendërisht dhe fizikisht.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetpunësohet nё piceri. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e picajolit të kualifikuar. hoteleve, restoranteve, mencave, fastfood-eve dhe të institucioneve dhe ndërmarrjeve të tjera që ofrojnë shërbimin e picerisë. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e picajolit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, picajoli mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si picajol i kualifikuar. Për të zhvilluar aktivitet privat dhe për vetëpunësim, në veprimtarinë e picajolit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
- Kohëzgjatja: 160 orë
- Tarifa: 15000 LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
