Punime Duralumini
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të duraluminit, i cili ka të bëjë me procedurat e punës për kryerjen e punineve mekanike për prodhime duralumini. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min, si dhe zhvillohet 4 orë në ditë/për 5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 7 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 80% Praktikë; 10% Teori; 10% Vlerësime.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetpunësohet nё ndërmarrje/reparte dhe bznese që kryejnë veprimtari, në sektorin e prodhimeve të duraluminit. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e punëtorit të punimeve duralumini të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor për punimeve duralumini mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
- Kohëzgjatja: 360 orë
- Tarifa per te papunesuar : Falas
