Punime muratimi dhe suvatimi

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Muratorë dhe të tjerë të ngjashëm”, me kod 7112, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me ndërtimin dhe riparimin e llojeve të ndryshme të mureve, suvatimin, stukimin dhe lyerjen e mureve. Kohëzgjatja e kursit është 300 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min. dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 4 module, ku rekomandohet të trajtohet: 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetpunësohet nё biznese apo kompani që kryejnë veprimtari në fushën e ndërtimit ose të mirëmbajtjes së ndërtesave. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e muratorit dhe suvatuesit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një murator dhe suvatues mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik i mesëm ndërtimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit te ndërtimit. Për të zhvilluar aktivitet privat dhe për vetëpunësim, në fushën e muratimit dhe të suvatimit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Tarifa: 15000 LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas