Recepsion

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Recepsionist”, me kod 4226.08 referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me pritjen dhe përcjelljen e klientëve, si dhe ofrimin e asistencës dhe informimit gjatë qëndrimit të tyre në strukturën akomoduese apo në një qendër ofrim shërbimi të recepsionit. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/ 5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 6 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 80% Praktikë; 10% Teori; 10% Vlerësime. Punësimi: Pas perfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetpunësohet nё industrinë e mikpritjes (resort, hotel, bujtina, shtëpi pritëse, motel, qendër kurative, restorante, bare, etj), qendër shëndetësore, si dhe veprimtari të tjera që ushtrohen në këtë drejtim. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e recepsionistit. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një recepsionist mund të ndërmarrë disa funksione mbikqyrëse, duke ngritur shkallët e karrierës si punonjës i kualifikuar për recepsion. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin menaxherial.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 360 orë
  • Tarifa: 15000 LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas