Riparime elektroshtepiake

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Riparues të pajisjeve elektroshtëpiake dhe të tjera”, me kod 7414, referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me kontrollin, diagnostikimin, riparimin apo zëvendësimin e pjesëve në pajisjet e dëmtuara, si dhe shërbime të ndryshme të elementëve mekanike, elektrike dhe elektronike të pajisjeve elektroshtëpiake. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min. dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 7 module, ku rekomandohet të trajtohet: 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose të vetëpunësohet në reparte shërbimesh dhe riparimesh të këtyre pajisjeve, si dhe në kompani shitjeje. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e riparuesit elektroshtëpiak të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një riparues elektroshtëpiak mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit. Për të zhvilluar aktivitet privat në fushën e riparimit të pajisjeve elektroshtëpiake duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 360 orë
  • Tarifa: 17000 LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas