Servis elektroauto ne automjetet e lehta
Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në njësinë “Riparues dhe mirëmbajtës i automjeteve”, me kod 7231 referuar Listës Kombëtare të Profesioneve, e cila ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve elektrike dhe elektronike në automjetet e lehta. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore, 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 6 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime.
Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet ose vetpunësohet nё kompani automjetesh të lehta, në reparte autoservisi, në shoqëri transporti dhe tregtare që kanë reparte të shërbimit dhe riparimit të automjeteve të lehta, në qendra të kontrollit teknik të automjeteve. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e elektroautit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një elektroaut mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit. Për të zhvilluar aktivitet privat në fushën e mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemeve elektrike dhe elektronike në automjetet e lehta, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
- Kohëzgjatja: 360 orë
- Tarifa: 15000LEK
- Tarifa per te papunesuar : Falas
