Sherbime ne bujtina

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në fushën e "Hoteleri-Turizëm", që ka të bëjë me mikpritjes turistike, garantimin e cilësisë së shërbimeve që i ofrohen turistëve, e cila ka lidhje me mikpritjen dhe komunikimin me turistët, të higjienës dhe mirëmbajtjes së shtëpisë, të gatimit dhe shërbimit, të llogaritjes së kostove dhe çmimit të shërbimeve, të informimit, shoqërimit dhe drejtimit të turistëve në atraksione turistike, etj.Shërbimet që kryhen në bujtina kanë natyrë të njejtë me shërbimet që kryhen në hotele. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 6 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Individët që marrin pjesë në këtë kurs duhet të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht dhe të kenë përvojë pune në biznese të fushës se turizmit. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet në hotele dhe të kryejë punë të ngjashme, përveç vetëpunësimit dhe punësimit në operatorë të njejtë, mund të punojë si ndihmës në sektorë të ndryshëm të hotelit. Kursanti mund të punojë si ndihmës në sektorë të ndryshëm të hotelit. Me përvojë pune dhe kualifikime shtesë mund të specializohet për veprimtari të fokususra në një sektor. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në menaxhim. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e menaxherit të sektorit të turizmit.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
  • Kohëzgjatja: 360 orë
  • Tarifa: 15000 LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas