Shërbime shitjeje

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale të përfshira në fushën e Shitjes, që ka lidhje me blerjen, reklamimin, sistemimin, shpjegimin e funksioneve apo të cilësisë, ambalazhimin dhe shitjen e një game të caktuar artikujsh në njësitë e shitjes. Ai kryen llogaritje të thjeshta dhe merr pagesën e menjëhershme për shitjet e kryera. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/5 ditë në javë. Programi mësimor përmban 6 module, ku rekomandohet të trajtohet 10% Teori, 80% Praktikë dhe 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, kursanti mund të punësohet në kompani shërbimesh shitjeje, ekspozimi apo marketingu të produkteve të ndryshme, në supermarkete, apo të vetëpunësohet në njësi shitjeje. Me përvojë pune dhe me kualifikime shtesë mund të përparojë profesionalisht në nivelin e shitësit të kualifikuar. Më pas, nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një shitës mund të ndërmarrë disa funksione organizative dhe mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si manaxher në një kompani shërbimesh shitjeje. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin ekonomist, financier etj.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 16 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e detyrueshem (8/9 vjecar)
  • Kohëzgjatja: 360 orë
  • Tarifa per te papunesuar : Falas