Sipermarrje dhe menaxhim i biznesit te vogel

Ky kurs i përgatit kursantët me kompetenca profesionale për të ushtruar veprimtari profesionale në fushën e "Krijimit dhe organizimit të një biznesi të vogël", që ka të bëjë me konceptet bazë ekonomike, konceptet bazë të menaxhimit, të hartimit të planit të biznesit, të përgatitjes së planit të marketingut, të menaxhimit të burimeve njerëzore, të kryerjes së veprimeve financiare, si dhe me praktikat më të mira të menaxhimit të cilësisë, teknologjinë e bazuar në kompjuter, si dhe rëndësinë e komunikimit, t'i japë ide të reja kursantit mbi konceptet dhe aspektet e rëndësishme të sipërmarrjes dhe menaxhimit të biznesit të vogël, etj. Kohëzgjatja e kursit është 250 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në ditë/për 5 ditë të javës. Programi mësimor përmban 4 module, në të cilat rekomandohet të trajtohet 80% Praktikë; 10% Teori; 10% Vlerësime. Punësimi: Pas përfundimit të kursit me sukses, i jep mundësi kursantit të kalojë ose të zhvillohet në profesione të tjera që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë dhe biznesit. Mund të punësohen pranë bizneseve të vogla ekzistuese në rolin e manaxherit ose të vetpunësohen duke hapur bizneset e tyre të vogla.
  • Kriteret e pranimit: Kursanti te jete mbi 18 vjec dhe Te kete perfunduar arsimin e mesem
  • Kohëzgjatja: 250 orë
  • Tarifa: 15000LEK
  • Tarifa per te papunesuar : Falas